Si funksionon

Na kontakto

Nëse nuk gjeni këtu përgjigjen e kërkuar, ose nëse dëshironi të na bëni të ditur diçka lidhur me faqen DuaInfo, ju lutemi na kontaktoni.

Kërkesat - Si bëhen, si procesohen #

Nuk jam i sigurtë cilit institucion duhet t’i drejtohem me kërkesën, si mund ta gjej?

Shpeshherë është e vështirë të gjesh atë që kërkon në strukturat e komplikuara të qeverisë, apo të gjesh personin i cili ka informacionin që ju doni. Si më poshtë, janë disa udhëzime si mund t’ia dilni mbanë:

Kërko në DuaInfo dhe shih për kërkesa të ngjashme me atë tuajën.

Kur mendoni se e keni gjetur institucionin përkatës, përdornin url për “faqen kryesore”, klikoni aty për të parë me çfarë merret ky insitucion.

Kontakto nëpërmjet telefonit ose postës elektronike institucionin përkatës për t’i pyetur nëse disponojnë informacionin që ju kërkoni.

Mos u streso shumë për të gjetur institucionin e duhur. Nëse e ke gjetur institucionin e gabuar, nëpunësi përkatës duhet t’ju sugjeroj se ku duhet të drejtoheni.

Nëse keni një çështje delikate, ju lutem na kontaktoni për ndihmë.

Ju mungon institucioni publik ku dua të dërgoj kërkesën!

Ju lutemi, na kontaktoni me emrin e institucionit publik dhe nëse i keni gjetur, gjithashtu, na dërgoni dhe kontaktet e postës elektronike dhe telefonit për kërkesat e të Drejtës së Informimit.

Nëse dëshironi të na ndihmoni duke shtuar një kategori të re institucionesh publike në faqen tonë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.

Pse keni përfshirë dhe institucione që nuk janë subjekt i së Drejtës për Informacion (DI)?

Pse duhet ta mbaj kërkesën time sa më të fokusuar?

Ju lutemi, në kërkesën tuaj tregohuni konçiz në mënyrë që autoriteti përkatës mund ta identifikojë me lehtësi se çfarë informacioni po kërkoni. Ju lutemi, në kërkesë mos përfshini pikat në vijim:

  • Argumenta lidhur me çështjen tuaj.
  • Deklarata apo qëndrime që mund të ofendojnë apo hedhin baltë mbi dikë.

Nese ju bëni dicka të tillë, ne do të na duhet ta fshijmë kërkesën tuaj. Mesazhe të shkurtra dhe konçize lehtësojnë kuptueshmërinë për institucionin përkatës, çka do të thotë që mundësitë për të marrë një përgjigje të shpejtë janë më të mëdha.
Sipas ligjit në fuqi ( neni 11, pika 4 ), pikat që duhen mbuluar në kërkesën për informim janë:

  • emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
  • adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
  • përshkrimin e informacionit që kërkohet;
  • formatin në të cilin preferohet informacioni;
  • çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
Nëse kërkoni informacion për të mbështetur një argument apo fushatë, e Drejta për Infomim është një mjet i fuqishëm. Edhe nëse nuk e përdorni këtë faqe për të promovuar fushatën tuaj, ne ju inkurajojmë që ta përdorni për të marrë informacionin që kërkoni.

A më kushton gjë të bëj një kërkesë?

Bërja e një kërkesë për të Drejtën e Informimit është gjithmonë falas.

Autoritetet mund të përfshijnë mesazhe të tilla, si: përgjigja “mund” të ketë kosto. Mos i merrni parasysh njoftime të tilla! Në raste shumë të rralla mund të ketë kosto. Më shumë detaje mund t’i gjeni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit (për më tepër, kliko këtu)

Sa shpejt do e marr përgjigjen?

Sipas ligjit, autoritetet publike duhe t’i përgjigjen sa më shpejt kërkesave, çka nënkupton një afat, i cili nuk duhet të kalojë 10 ditë pune.

DuaInfo do t’ju dërgojë mesazh nëse nuk merrni përgjigje brenda afateve të përcaktuara. Ju mund t’I dërgoni institucionit përkatës një mesazh për t’i rikujtuar dhe për t’i thënë atyre të respektojnë rregullat sipas ligjiit në fuqi.

Po nëse nuk marr kurrë përgjigje?

Mund të bëni disa gjëra nëse nuk merrni përgjigje.

Ndoshta problemi mund të jetë teknik dhe institucioni përkatës nuk e ka marrë mesazhin elektronik të dërguar prej jush. Do të ishte me vlerë nëse do t’i telefononit institucionit dhe me mirësjellje t’i kërkonit nëse e kanë marrë kërkesën tuaj me postë elektronike. Nëse nuk e kanë marrë, do të thotë që mesazhi mund të ketë kaluar në filtrat e mesazheve “spam”.

Nëse ende nuk keni marrë përgjigje, mund të kërkoni një shqyrtim të brendshëm dhe më pas, mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (kliko këtu) lidhur me këtë autoritet.

Gjithashtu, mund të na kontaktoni dhe ne për t’ju ndihmuar në këtë proçes.

Po kur nuk jam i kënaqur me përgjigjen e marrë?

Nëse nuk keni marrë informacionin për të cilin jeni i interesuar, apo nuk e keni marrë atë në kohë, ju lutem lexoni faqen tjetër “I pakënaqur me përgjigjen e marrë?”

Mund të më thoni më tepër detaje lidhur me bërjen e një kërkese?

Ju lutemi, hidhini një sy faqeve zyrtare në faqen elektronike të Komisionerit për të Drejtën e Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Mund të kërkoj informacion rreth vetes sime?

Jo! Kërkesat e bëra, duke përdorur DuaInfo, janë publike nën ligjin për të Drejtën e Informimit dhe nuk të ndihmon të gjesh informacion për një person privat.

Ju lutemi, nga kontaktoni menjëherë në mënyrë që ta fshijmë këtë kërkesë..

Dëshiroj që t’i mbaj kërkesat e mia sekret!

DuaInfo aktualisht është ndërtuar vetëm për kërkesa publike. Të gjitha përgjigjet që ne marrim, automatikisht do të publikohen në faqen tonë për publikun e gjerë.

Ju duhet të kontaktoni institucionin publik menjëherë nëse dëshironi të merrni një përgjigje private. Për këtë, mund ta përdorni postën dorazi. Nëse keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni të na kontaktoni.

A mund të dërgoj të njëjtën kërkesë te të gjitha autoritetet?

Ne do t’ju këshillonim të dërgonit një variant të kërkesës suaj te disa autoritete. Përgjigjet e tyre do t’ju ndihmojnë të përmirësoni përmbajtjen e kërkesës, në mënyrë që të merrni informacionin më të mirë për kërkesën e dërguar. Për momentin, faqja jonë nuk ka sistem automatik për dërgimin e së njëjtës kërkesë në shumë autoritete, ndaj për këtë arsye do t’ju duhet ta kopjoni dhe ta ridërgoni për çdo institucion apo autoritet publik që dëshironi t’i drejtoheni.

Si i monitoroni shënimet e bëra te kërkesat?

Shënimet te DuaInfo shërbejnë për t’i ndihmuar të tjerët që të marrin informacionin që dëshirojnë, ose për t’u dhënë atyre këshilla, të cilat mund t’i vënë në përdorim. Ne kemi të drejtën të heqim çdo gjë tjetër.

Diskutime politike të pafundme nuk lejohen. Postoni një lidhje në një forum të përshtatshëm ose faqe fushate diku tjetër.

Mund të dërgoj kërkesë për çdo lloj informacioni?

Ju kujtojmë se disa nga informacionet në autoritetet apo institucionet përkatëse shfaqen në faqet e tyre. Para se të ndërmerrni një kërkesë, sigurohuni që këto informacione nuk janë të shfaqura në faqet përkatëse të internetit apo në faqen e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Për më tepër, sipas Nenit 7 të ligjit për të Drejtën e Informimit, thuhet se:
Në përputhje me programin e transparencës së miratuar për çdo autoritet publik, këto të fundit përgatitin paraprakisht, në formate lehtësisht të kuptueshme dhe të aksesueshme, si dhe venë në dispozicion të publikut në faqen e tyre në internet kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • një përshkrim të strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik;
  • tekstet e plota:
    • të konventave që janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;
    • të ligjeve;
    • të akteve nënligjore;
    • të kodeve të sjelljes;
    • të çdo dokumenti politikash;
    • të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik dhe që prek publikun e gjerë;
  • informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:
  • listën e kontratave të lidhura;
  • shumën e kontraktuar;
  • palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara;
  • informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • informacion për shërbimet që autoriteti publik i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit;
  • çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik;
  • çdo mekanizëm apo procedurë, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik;
  • një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligji;
  • një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato;
  • informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh; çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.

Autoriteti publik, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga autoritetet publike.