Si funksionon

Na kontakto

Nëse nuk gjeni këtu përgjigjen e kërkuar, ose nëse dëshironi të na bëni të ditur diçka lidhur me faqen DuaInfo, ju lutemi na kontaktoni.

Privatësia juaj #

Kush mund të shohë adresën time të postës elektronike? #

Ne nuk do e shfaqim adresën tuaj elektronike tek askush, përveçse kur jemi të detyruar sipas ligjit, ose kur ju na kërkoni që ta shfaqim. Këtu përfshihen institucionet publike, të cilëve po ju dërgoni një kërkesë. Ata shohin vetëm një adresë elektronike @duainfo.org që është specifike për atë kërkesë.

Nëse dërgoni mesazh te një përdorues tjetër në këtë faqe, atëherë adresa juaj do të shfaqet për ta. Ju do të lajmëroheni që diçka e tillë do të ndodhë.

Do të dërgoni spam-e të këqija në adresën time elektronike? #

JO. Pasi të jeni kyçur në DuaInfone do t’ju dërgojmë vetëm mesazhe elektronike, që lidhen me kërkesën që këni bërë, një mesazh lajmërues që ju jeni abonuar, ose për arsye të tjera që ju keni autorizuar specifikisht. Ne kurrë nuk do ta japim adresën tuaj tek askush përveçse kur jemi të detyruar sipas ligjit, ose kur ju na kërkoni që ta shfaqim.

Pse emri dhe kerkesa ime do të shfaqen publikisht në këtë faqe? #

Ne publikojmë kërkesën tuaj në Internet, në mënyrë që të gjithë mund ta lexojnë dhe ta përdorin informacionin që ju keni gjetur. Dhe kërkesat zakonisht nuk i fshijmë (me shume detaje).

Emri juaj është i lidhur me kërkesën që keni bërë, prandaj duhet të publikohet gjithashtu. është e drejtë që ne të publikojmë, gjithashtu, edhe emrat e nëpunësve civil, të cilët iu përgjigjen kërkesave tuaja. Duke përdorur emrin tuaj të vërtetë, i jepni mundësi dhe të tjerëve t’ju kontaktojnë dhe t’ju ndihmojnë në kërkimin që po bëni, ose t’ju mbështesin.

Sipas ligjit, ju duhet të përdorni emrin tuaj të vërtetë që kërkesat të jenë të vlefshme për të qenë kërkesa të së Drejtës së Informimit. Shihni pyetjen tjetër për alternativë nëse nuk dëshironi të publikoni emrin tuaj të plotë

A mund të bëj një kërkesë për të Drejtën e Informimit duke përdorur një pseudonim? #

Teknikisht, ju duhet të përdorni emrin e vërtetë që kërkesat të jenë të vlefshme sipas ligjit. Shihni këtë

Megjithatë, në rast se asnjë formë e paraqitur më poshtë nuk ju përshtatet (vazhdoni lexoni pikat e tjera), DUAINFO.ORG mund të dërgojë kërkesën në emrin tuaj, pasi të na keni kontaktuar në adresën tonë elektronike dhe të keni shprehur se çfarë kërkese për të Drejtën e Informimit doni të dërgoni dhe te cili institucion publik. Kështu, emri juaj nuk do të shfaqet në institucionin publik.

Ka dhe alternativa të tjera sesa përdorimin e një pseudonimi.

  • Gratë mund të përdorin emrin e tyre të beqarisë.
  • Përdorni emrin e një organizate, emrin e një kompanie, emrin komercial të një kompanie.
  • Kërkojini dikujt tjetër të bëjë kërkesën në emrin tuaj.

Siç u tha edhe më sipër, nëse nuk doni të jeni në asnjë mënyrë të shfaqur publikisht dhe nuk keni një kontakt tjetër që mund ta përdorni, atëherë DUAINFO.org do të kryejë kërkesat në emrin tuaj. Ju lutemi, na kontaktoni me një arsye të mirë pse ju apo një miku juaj nuk mund ta bëni dot kërkesën në emrin e vërtetë. Ne nuk kemi mundësi të akomodojmë kërkesat e të gjithëve në këtë mënyrë.

Ju lutemi, mos u përpiqni të personifikoni dikë tjetër.

Ata më kanë kërkuar adresën postare! #

Nëse një institucion publik kërkon adresën tuaj të plotë postare, përgjigju se sipas nenit 11 pika 1 në ligjin e të Drejtës së Informimit kërkohet adresë korrespondence dhe adresa juaj elektronike është e mjaftueshme.

Jo jo, ata kërkojnë një adresë postare për të dërguar përgjigjen dorazi! #

Nëse një institucion ka vetëm kopje në letër për informacionin që ju dëshironi, ata mund t'ju kërkojnë një adresë postare. Si fillim, mund të kërkoni që t'jua dërgojnë të skanuar.

Nëse nuk funksionon dhe duhet të jepni adresën, atëherë mund të jepni adresën e skuadrës DUAINFO.org, por më parë, na kontaktoni.

A mund të fshini kërkesat e mia, ose të ndryshoni emrin tim? #

DuaInfo është një arkivë publike permanente për kërkesat e të Drejtës së Informimit. Edhe nëse përgjigjia e marrë ndaj kërkesës suaj nuk ju duket më e dobishme, ajo mund të jetë me dobi për të tjerët. Për këtë arsye, ne nuk do i fshijmë kërkesat.

Vetëm në rrethana të veçanta, ne mund të fshijmë ose ndryshojmë emrin tuaj në faqen tonë, shihni faqen tjetër. Në të njëjtën mënyrë, ne mund të fshijmë edhe informacione të tjera personale.

Nëse jeni i shqetësuar për këtë para se të bëni kërkesën tuaj, shihnni seksionin për pseudonimet.

Mund t'i fshini informacionet e mia personale? #

Nëse shihni informacione personale në faqe, të cilat dëshironi që ne t’i fshijmë, atëherë ju lutemi të na e bëni të ditur. Specifikoni me skatësi çfarë informacioni besoni është problematik dhe arsyen pse, si dhe ku është shfaqur në faqe.

Nëse është informacion personal sensitiv, që është vendosur aksidentalisht, atëherë normalisht ne do ta fshijmë. Zakonisht, do të marrim në konsideratë vetëm kërkesat për fshirjen e informacioneve personale, të cilat na raportohen nga një person i shqetësuar, por për informacione sensitive, ne do ju ishim shumë mirënjohës të na njoftoni nëse e shihni diçka të tillë.

Ne besojmë se është në interesin e publikut të gjerë ruajtja e emrave të nëpunësve të institucioneve publike. Emrat e tyre do të fshihen vetëm në raste të veçanta, në raste të tilla kur zbulimi i një emri apo pozicioni të nëpunësit civil do të kompromentonte sigurinë e tyre. Nëse ju jeni një nëpunës i tillë dhe kërkoni që emri juaj të fshihet, ju duhet të na dërgoni një kërkesë lëshuar nga drejtori juaj. Kjo kërkesë duhet të vërtetojë që një rrezik është vënë re dhe kjo tejkalon interesin publik dhe duhet të vërtetojnë që janë bërë përpjekje për të fshehur emrin e personit dhe në faqen e tyre elektronike.

Për të gjitha kërkesat e tjera, ne aplikojmë një test për interesin publik për të vendosur nëse informacioni duhet fshirë

Mësoni më shumë nga Ndihmë për nëpunësit e të Drejtës së Informimit -->